vlen perkushtim i qarte institucional ndaj agjendes evropiane 696507f785fed

VLEN: Përkushtim i qartë institucional ndaj agjendës evropiane

January 12, 2026
1 minut lexim

Procesi i integrimit evropian mbetet prioritet strategjik i Qeverisë dhe një angazhim i qartë politik i VLEN. Në këtë frymë, sot u zhvillua takimi ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë, z. Bekim Sali, dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ku u riafirmua përkushtimi i plotë institucional ndaj agjendës evropiane.

Gjatë takimit u theksua se reformat e ndërlidhura me procesin e integrimit evropian janë kyçe për forcimin e kapaciteteve institucionale, ndërtimin e besimit të qytetarëve dhe avancimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për zbatimin efektiv të tyre.

VLEN vlerëson lart partneritetin me BE-në dhe mbështet çdo hap konkret që e afron vendin drejt standardeve evropiane, sundimit të ligjit dhe konsolidimit demokratik. Rruga evropiane mbetet e vetmja alternativë strategjike dhe VLEN do të vazhdojë të jetë e përkushtuar fuqishëm në realizimin e saj.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e puneve te jashtme me nje set aktivitetesh per rritjen e bashkepunimit tregtar ne vizitat shteterore do te sillen edhe perfaqesues te sektorit te biznesit 69650773b4667
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Punëve të Jashtme me një set aktivitetesh për rritjen e bashkëpunimit tregtar, në vizitat shtetërore do të sillen edhe përfaqësues të sektorit të biznesit

ne aeroportet e maqedonise vitin e kaluar jane transportuar 3 5 milione udhetare 696508afaca06
Lajmi i radhës

Në aeroportet e Maqedonisë vitin e kaluar janë transportuar 3.5 milionë udhëtarë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë