1
Shkup, 7 maj – Politika joparimore e dy karrigeve, e pozicioneve të paqarta ku nuk dihet se kush është partner, kush është aleat dhe kush është kundërshtar – ka përfunduar! Ky është mesazhi nga “Vlen”-i drejtuar liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të dalë me listat e veta për këshilltarë.
Tre liderët e “Vlen”-it dje patën takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa më parë kryeministri u takua edhe me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Takimi i djeshëm, sipas informacioneve nga Qeveria, kanë kaluar në atmosferë konstruktive, në një frymë miqësore dhe partneriteti. Është biseduar për të gjitha çështjet reformuese, luftën kundër krimit dhe ndryshimet në sistem të lëna nga LSDM dhe BDI. Nga Qeveria informuan se bisedimet vazhdojnë.
Takimi me liderët e “Vlen”-it erdhi një ditë pas takimit të Mickoskit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili përfundoi pa epilog, me paralajmërim se bisedimet do të vazhdojnë dhe se gjatë këtij muaji do të dihet se cili do të jetë funksionimi i ardhshëm i ASH-së.
Edhe Taravari dje reagoi në Fejsbuk: “Reagim? Nuk ia vlen!”. Nga “Vlen”-i dje u përgjigjën menjëherë, duke thënë se “nuk do të jenë mbështetje për krimin dhe se politikat e dyfishta u përkasin hipokritëve”.
“Vleni nuk do të lejojë që BDI të kthehet në këtë qeveri, madje as nga dera e pasme. As nëpërmjet lidhjeve të saj, as nëpërmjet atyre që janë të zënë keq në rrjetën e krimit dhe korrupsionit të oligarkisë. Partneriteti me Vlenin nuk është një strehim për ata që fshehin lidhjet e tyre me krimin me patriotizëm të rremë dhe viktimizim të sajuar”, porositën nga Vleni.
Pas takimit me Mickoskin dhe reagimit të Taravarit, Mexhiti shkroi në profilin e tij në Fejsbuk shkroi: “Sonte Vleni vendosi – dritat fiken për hipokrizinë”.
“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në. Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë.
Sonte Vleni vendosi – dritat të fiken për hipokrizinë” ka shkruar Mexhiti.
BURIMI: zhurnal.mk