VLEN për qytetarët – një hap më afër zhvillimit të qëndrueshëm dhe barazisë rajonale

May 8, 2025
1 minut lexim

Banorët e komunës së Studeniçanit kanë arsye për të festuar, pasi ka nisur rikonstruktimi i rrugës në segmentin Uji i Kuq – Kitka, pjesë e rëndësishme e arterjes rrugore Draçevë – Motel Kitka, me një gjatësi prej 6.5 kilometrash.

Ky projekt i shumëpritur po realizohet falë mbështetjes së Qeverisë VLEN përmes thirrjes së saj të parë të dedikuar për komunat, me një investim prej 63.5 milionë denarësh.

Rruga e re pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe shpejtësinë e qarkullimit për banorët vendas, si dhe të lehtësojë qasjen drejt Malit Kitka, një zonë me rëndësi turistike dhe rekreative.

“Qëllimi ynë është të krijojmë kushte më të mira jetese për çdo qytetar. Veprojmë për Studeniçanin,” thuhet në deklaratën e VLEN.

 

 

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Partneri juaj ju nervozon? Ja katër arsyet që fshihen pas kësaj sjelljeje

Story i radhës

Kryeparlamentari Gashi në Senatin Italian: Grupi bilateral, ura e miqësisë me Ballkanin

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua
sqmken
ShkoLartë