ARTAN GRUBI DHE ALI AHMETI 2

VLEN: Për Ali Ahmetin drejtësia është kumar!

September 21, 2026
1 minut lexim

Partia që e mbolli bixhozin në çdo lagje, tani po luan kumar edhe me drejtësinë.

Ali Ahmeti, si duket, tashmë e ka mbushur tiketën. Artan Grubi, sipas tij, është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm. Gjykimi vazhdon, provat ende nuk janë nxjerrë në tavolinë, por Aliu tashmë e ka qëlluar rezultatin.

Deri dje thoshte se Grubi duhet të përgjigjet nëse ia ka keqpërdorur besimin. Tani nuk ka më “nëse”. Ahmeti e ndërroi pllakën. Nga paralajmërimi për përgjegjësi kaloi te pafajësia e plotë.

Çfarë ndryshoi ndërkohë? Pse Ahmeti e ndryshon qëndrimin sa herë që Grubit i ngushtohet rrethi? Po e mbron Grubin apo po përpiqet të mbrojë lëkurën e vet?

Edhe më keq, Ahmeti po garanton pafajësinë e një njeriu që SHBA-ja e futi në listën e zezë pikërisht për përfshirje në procese gjyqësore. Pak si shumë rastësi.

Gjykata nuk është kazinoja politike e BDI-së dhe aktgjykimet nuk shkruhen në selinë e partisë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes ne moshen 27 vjecare presley gerber djali i cindy crawford 6ab0e31bb8eb4
Lajmi i mëparshëm

Vdes në moshën 27-vjeçare Presley Gerber, djali i Cindy Crawford

vlen shperthen ndaj ali ahmetit per te drejtesia eshte kumar pafajesine e grubit e ka shpallur para gjykates 6ab0e70fbc96b
Lajmi i radhës

VLEN shpërthen ndaj Ali Ahmetit: “Për të, drejtësia është kumar – pafajësinë e Grubit e ka shpallur para gjykatës!”

Të fundit nga

ShkoLartë