vlen partneriteti strategjik me turqine po shnderrohet ne investime konkrete dhe zhvillim ekonomik 6a2d642154131

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

June 13, 2026
1 minut lexim
Partneriteti strategjik me Turqinë po merr një dimension të ri përmes bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve, në përputhje me vizionin e VLEN-it për zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese dhe më shumë mundësi për qytetarët.
Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Forumin e Biznesit Turqi–Maqedonia e Veriut në Istanbul është dëshmi e qasjes aktive të institucioneve për të krijuar ura të reja bashkëpunimi me komunitetin e biznesit dhe investitorët.
Qeveria, me përfaqësuesit e saj nga VLEN, po punon për krijimin e një klime të favorshme për investime, me politika që mbështesin prodhimin, inovacionin, zhvillimin teknologjik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke e pozicionuar vendin si një partner të besueshëm dhe konkurrues në rajon.
Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë nuk është vetëm një prioritet diplomatik, por një mundësi konkrete për rritje ekonomike, avancim të industrisë vendore dhe krijim të perspektivës së re zhvillimore për vendin.
VLEN do të vazhdojë të mbështesë politika që sjellin investime, fuqizojnë ekonominë dhe ndërtojnë partneritete afatgjata në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së Maqedonisë së Veriut.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sara e kuptova suksesin e mozes qe ne fillim duhet te vleresohej qe i qendrova parimeve te mia 6a2d617c11332
Lajmi i mëparshëm

Sara: E kuptova suksesin e Mozës që në fillim, duhet të vlerësohej që i qëndrova parimeve të mia

nga 1 shtatori 8 nga gjithsej 24 shkolla fillore rajonale ne komunen e struges pritet te mbyllen 6a2d65a757124
Lajmi i radhës

Nga 1 shtatori, 8 nga gjithsej 24 shkolla fillore rajonale në komunën e Strugës pritet të mbyllen

Të fundit nga

ShkoLartë