sara e kuptova suksesin e mozes qe ne fillim duhet te vleresohej qe i qendrova parimeve te mia 6a2d617c11332

Sara: E kuptova suksesin e Mozës që në fillim, duhet të vlerësohej që i qëndrova parimeve të mia

June 13, 2026
min lexim

Sara Karaj e cila u bë pjesë e Ferma VIP që nga dita e parë, ka qenë një nga konkurrentet me ambicie për të shkuar në finale dhe për ta fituar.

Ka qenë humbja e dy sfidave, që çuan në një televotim “kokë më kokë” Ilirin dhe Sarën, ku publiku vendosi që kjo e fundit të largohet 3 ditë para finales së madhe.

Ajo u shpreh se nuk e di nëse do të kishte vepruar ndryshe gjatë rrugëtimit të saj, duke theksuar se personat brenda fermës nuk mund t’i ndryshonte. Sipas saj, hyrja në program ka qenë një sfidë e madhe personale, sidomos për shkak të vëmendjes dhe pritshmërive që kishte jashtë.

“Jam futur në fermë me mendimin dhe dëshirën për të qenë 100% unë. Kjo është keqkuptuar jashtë. Në momentin që unë jam futur në fermë, isha një individ që kisha ndjekësit e mi, por më duhej trefish punë për të treguar karakterin tim. Ti je Çiljeta dhe patjetër që edhe thjesht po të rrije, ke suportin e publikut. Je në një trysni të tillë që nuk e mendon dot dy herë. Unë nuk e kam kuptuar efektin e kamerave, aty e humb konceptin. Sulmi nga të tjerët dhe mbrojrja që mund të bësh është më agresive në një vend të izoluar. Pa një përkrahje pa një pqërqafim. Nuk e di a do bëja diçka ndryshe, sepse personat që ishin në fermë nuk mund t’i ndryshoja.
” u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu foli për raportin me Mozën, duke theksuar se ka pasur raste kur e ka mbështetur, por edhe situata ku nuk ka qenë dakord me sjelljen e saj.

Sara: E kam kuptuar që në javën e parë që ka pasur këtë lloj busti. Por dilema ime ishte të ngjitesha te Moza ose të tregoja karakterin tim. Dhe mendoj që duhet të isha vlerësuar pak më shumë për faktin që zgjodha t’i besoj parimeve të mia për gjërat që nuk më pëlqenin te Moza. Mendoj që kur më është dhënë rasti dhe e kam besuar që ka të drejtë, kam qenë pro Mozës, por kur ka pasur raste ofenduese nga Moza që kaloheshin me të qeshur, kam reaguar. E kam parë Mozën në shumë situata vulnerabël dhe është fantastike dhe është një njeri shumë i mirë. Por nuk më ka pëlqyer karakteri që ka zgjedhur të luajë aty brenda”.

Në fund, e pyetur se cili nga pesë finalistët ka zënë vendin e saj në finale, ajo u tregua e rezervuar:

“Nuk mund ta them këtë, sepse sido që të jetë e meritojnë. Do doja ta fitonte patjetër Visi.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani shpall ceremonite mortore per ali khamenein autoritetet iraniane bejne publike detajet 6a2d60b29a1bd
Lajmi i mëparshëm

Irani shpall ceremonitë mortore për Ali Khamenein, autoritetet iraniane bëjnë publike detajet

vlen partneriteti strategjik me turqine po shnderrohet ne investime konkrete dhe zhvillim ekonomik 6a2d642154131
Lajmi i radhës

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

Të fundit nga

ShkoLartë