vlen ne tetor fitojme gjithkund 680dec860014b

VLEN: Në tetor fitojmë gjithkund!

April 27, 2025
1 minut lexim

Në një njoftim për media VLEN ka shpallur qëndrimin e saj kundër politikave të kaluara, duke u zotuar për ndryshim dhe drejtësi.

Për zgjedhjet lokale të tetorit, VLEN premton fitore në të gjitha komunat shqiptare/ Koha e së kaluarës, sipas tyre, ka marrë fund, dhe një epokë e re ndryshimi ka nisur.

“Pasi për 20 vite vodhën, mashtruan dhe shkatërruan çdo shpresë shqiptare, tani dalin pa pikë turpi e kërkojnë që qytetarët t’u japin edhe një shans!
Ata që për dekada e përdorën pushtetin për interesa personale, sot, të frustruar dhe të zbuluar para qytetarëve, kërkojnë të kthejnë kohët e vjetra të kapjes dhe shantazhit.
BDI që çdo institucion shndërroi në degë partie, që nënçmuan intelektualët, që ia dorëzuan të drejtat shqiptare pazareve të ulëta, sot kanë frikë nga drejtësia.
VLEN është përgjigja e shqiptarëve ndaj kësaj politike të kalbur!
VLEN është në qeveri për të zbatuar ndryshimin që shqiptarët e kërkuan me zë të lartë dhe nuk do të ndalet deri sa secili shqiptar të ndjehet i lirë, i barabartë dhe me dinjitet në vendin e vet.
Në tetor, në zgjedhjet lokale, VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat shqiptare! VLEN do të jetë në çdo komunë, në çdo institucion, me duar të pastra dhe me fytyrë të bardhë para qytetarëve.
Koha e BDI-së ka marrë fund! Era e ndryshimit ka nisur dhe askush nuk e ndal dot më!

VLEN fiton, shqiptarët fitojnë!”, thuhet në njoftimin e VLEN.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

faktoret qe cojne cdo cift drejt ndarjes sipas ekspertit 680de8523ee47
Story i mëparshëm

Faktorët që çojnë çdo çift drejt ndarjes, sipas ekspertit

mbante te fshehur arme zjarri ne garazhin e tij vihet ne pranga 45 vjecari 680df1e8a85d5
Story i radhës

Mbante të fshehur armë zjarri në garazhin e tij, vihet në pranga 45-vjeçari!

Të fundit nga

ShkoLartë