Nga koalicioni VLEN kanë përshëndetur vendimin e qeverisë për miratimin e “shportës së vjeshtës”, respektivisht ngrirjen në 10% të marzhës së përfitimit për 73 produkte. Nga ky koalicioni paralajmërojnë se kufizimi i marzhës për produkte të caktuara do të vazhdojë edhe në periudhat e festave fetare.
“E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje! Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulen mesatarisht me 10%! VLEN, nën udhëheqjen e ministrave si Besar Durmishi, qëndron fort dhe përgjegjshëm, duke punuar në interesin e çdo qytetari. Ne jo vetëm që planifikojmë, por edhe veprojmë! Kjo masë është vetëm hapi i parë. Në periudhën në vazhdim, do të keni mundësinë të shijoni edhe shporta festive për Krishtlindje, Ramazan dhe Pashkë, me çmime të kufizuara për lehtësinë tuaj”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VLEN.
Burimi: tv21