vlen ndez motoret ne bervenice jakup huseini futet ne garen per kreun e komunes 6aa4288dddce4

VLEN ndez motorët në Bërvenicë: Jakup Huseini futet në garën për kreun e komunës

September 11, 2026
1 minut lexim
att.lIBsIO6ilCP8wToypTKmvmXxMFdtr5Sf5mUbLYXM9EA

VLEN ka zyrtarizuar Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 18 tetor 2026.

Huseini, magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës, sipas VLEN-it, e njeh nga afër administratën, procedurat institucionale dhe problematikat me të cilat përballen banorët.

Nga koalicioni vlerësojnë se përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me qytetarët e bëjnë atë një kandidat që mund të nisë punën menjëherë pas marrjes së detyrës.

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë u shpallën pas vdekjes së kryetarit të komunës, Ivica Ilievski.

“Që nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës”, është mesazhi i VLEN-it për kandidaturën e Huseinit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rita ora mahnit me paraqitjen ne eventin bamires ne new york 6aa4249d3d869
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora mahnit me paraqitjen në eventin bamirës në New York

pacollikonkurse kombetare e nderkombetare per projektet e rendesishme mjedisore 6aa43f1845506
Lajmi i radhës

Pacolli:Konkurse kombëtare e ndërkombëtare për projektet e rëndësishme mjedisore

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë