Rita Ora tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në edicionin e pestë të “Kering Foundation Caring for Women Dinner”, një nga eventet bamirëse më të rëndësishme të organizuara në New York.
Këngëtarja ishte pjesë e mbrëmjes prestigjioze, e cila mblodhi së bashku emra të njohur nga bota e modës, muzikës, filmit dhe artit.
Me stilin e saj elegant dhe paraqitjen plot shkëlqim, Rita Ora u kthye menjëherë në një nga figurat që tërhoqën më shumë vëmendje në tapetin e kuq.

“Caring for Women Dinner” organizohet nga Kering Foundation me synimin për të mbështetur përpjekjet kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke bashkuar figura të njohura ndërkombëtare dhe mbështetës të kauzave sociale.
Prania e Rita Orës në këtë event i shtoi edhe më shumë shkëlqim mbrëmjes, ndërsa artistja vazhdon të jetë një prej emrave shqiptarë më të suksesshëm dhe më të komentuar në skenën ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info


