VLEN: Merko pa pasaportë, Artani dhe Përparimi në arrati, kjo është BDI!

December 28, 2024
1 minut lexim

Koalicioni VLEN sot bëri të ditur se BDI-ja non grata po shembet si shtëpi me letra!

BDI-ja non grata po shembet si kulla prej letrash! Ata që për 20 vite rrënuan shtetin me korrupsion e krim, sot po përballen me drejtësinë. Artani ka ikur, Përparimi është zhdukur, Merko pa pasaportë, dhe qelitë po dezinfektohen për t’i pritur të gjithë!
Dhurata më e mirë për Vitin e Ri? Një dry i madh për ta mbyllur selinë e një partie që e ktheu korrupsionin në sistem. Tashmë BDI është sinonim i mashtrimit, vjedhjes dhe tradhtisë ndaj popullit shqiptar. Por fundi i tyre ka nisur, arratisjet e tyre janë vetëm dëshmi se askush nuk i shpëton drejtësisë!
Ramiz Merko non grata, i njohur te klika e tij si “mbreti” i Strugës, sot po përballet me krimet e tij. Prokuroria, gjykatat dhe MPB-ja që e mbronin dikur, sot nuk e shpëtojnë dot. Qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe VLEN po sjell drejtësi!
BDI-ja po fundoset! Artani ra i pari, Përparimi e ndoqi, dhe të tjerë do të pasojnë. Mjaft është mjaft! Struga, Tetova, dhe gjithë shqiptarët po e ndiejnë erën e ndryshimit. Merko tashmë po bën gati dy krevate të lirë në qeli, një për Grubin dhe një për Bajramin.
VLEN – me popullin, për popullin!

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hamza: Pensionet e moshës do të rriten për 70%, Kosova mundet më mirë

Të fundit nga

ShkoLartë