vlen masat e ministrit durmishi po japin efekt qytetaret ndjejne lehtesim ne

VLEN: Masat e ministrit Durmishi po japin efekt, qytetarët ndjejnë lehtësim në xhep

April 8, 2025
1 minut lexim

Nga koalicioni VLEN thonë se Masat e ndërmarra nga Ministri i Ekonomisë por sjellin efekt në jetën ekonomike të qytetarëve. Nga VLEN thonë se inflacioni ka rënë me -1.3% duke i atribuar këto suksese Qeverisë së re.

Koalicioni VLEN konfirmon edhe një herë se kur politika bëhet me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, rezultatet nuk mungojnë. Masat e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me propozim të ministrit Besar Durmishi, po sjellin efekt konkret në jetën ekonomike të qytetarëve, duke frenuar abuzimet dhe duke ulur çmimet e produkteve bazë.

Që nga 20 shkurti 2025, janë vendosur kufizime të marzhit të fitimit për mbi 1000 produkte, si dhe është bërë ngrirja e çmimeve për 8 grupe të produkteve ushqimore bazë, përfshirë bukën, qumështin, vajin, vezët dhe miellin – masa që kanë për qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të çdo familjeje.

Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se inflacioni ka rënë me -1.3% vetëm në muajin mars, një dëshmi se kjo qeveri është serioze dhe efikase në përballjen me krizën ekonomike.

Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie. Në vazhdimësi po punohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve. Masat do të mbesin në fuqi deri më 30 prill 2025, për të garantuar siguri dhe stabilitet ekonomik në një periudhë të ndjeshme për çdo familje.

VLEN mbetet i përkushtuar ndaj një qeverisjeje transparente, të ndershme dhe sociale, sepse qytetari është në qendër të çdo vendimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

miratohen ndryshimet e ligjit per arsimin e mesem 67f56ca1f3007
Story i mëparshëm

Miratohen ndryshimet e Ligjit për arsimin e mesëm

ivanov te perqafojme nje bote logjike per fatin tone te perbashket 67f56ca388702
Story i radhës

Ivanov: Të përqafojmë një botë logjike për fatin tonë të përbashkët

Të fundit nga

Sa kohë mund të kalojë Diddy në burg?

Sean “Diddy” Combs mund të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzën e shantazhit. Poashtu, ai përballet me një dënim tjetër minimal prej 15 vjetësh nëse shpallet fajtor për trafikim seksual. Artisti
ShkoLartë