vlen maqedonia e veriut merr drejtimin e strategjise eusair per nje rajon me te lidhur 681b1b7368258

VLEN: Maqedonia e Veriut merr drejtimin e strategjisë EUSAIR për një rajon më të lidhur

May 7, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane nga radhët e VLEN, Orhan Murtezani, mori pjesë në Panelin e Ministrave për Fondet Evropiane në kuadër të Forumit të EUSAIR-it, ku u diskutua për të ardhmen e strategjisë rajonale Adriatiko-Joniane.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, Maqedonia e Veriut u paraqit si vendi që së shpejti do të marrë kryesimin me strategjinë EUSAIR, e cila tashmë prej një dekade luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e lidhjeve rajonale dhe mbështetjen e proceseve të integrimit evropian.

Ministri Murtezani prezantoi vizionin e Maqedonisë së Veriut për një makrorajon më të fortë, më dinamik dhe më të lidhur, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirjes digjitale, rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe bashkëpunimit të hapur me sektorin civil dhe atë privat.

Për më tepër, Maqedonia e Veriut do të marrë edhe përgjegjësinë për koordinimin e shtyllës tematike “Lidhja e rajonit”, që ka për synim të nxisë projekte konkrete për forcimin e lidhjeve ekonomike, institucionale dhe njerëzore ndërmjet vendeve të rajonit.

VLEN e konsideron këtë rol të ri si një mundësi për të forcuar më tej pozicionin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe për të dëshmuar përkushtimin ndaj një bashkëpunimi aktiv dhe të qëndrueshëm drejt integrimit të plotë evropian.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

per cka po ndjehet me e lehtesuar rihanna pasi zbuloi shtatzenine e trete 681b173fe73f7
Story i mëparshëm

Për çka po ndjehet më e lehtësuar Rihanna pasi zbuloi shtatzëninë e tretë?

murtezani zhvillon takim me perfaqesuesin e ke se zhill kitell 681b1b76595c7
Story i radhës

Murtezani zhvillon takim me përfaqësuesin e KE-së, Zhill Kitell

Të fundit nga

ShkoLartë