VLEN: Maksim Dimitrievski të mos i kontestojë simbolet e identitetit shqiptar

July 2, 2024
1 minut lexim

“Fushata parazgjedhore ka përfunduar shumë kohë më parë, ndaj besojmë se kjo lloj retorikë nuk i bën dobi askujt. Më mirë do të ishte që kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, para se të vendoste të komentonte publikisht, përmes mediave, të informohej për qëllimin e takimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti me ministrat e VLEN-it. Ne besojmë se ky është “rendi shtëpiak” në një qeveri të përbashkët, thuhet në deklaratën e koalicionit VLEN për MKD.mk, transmeton Portalb.mk.

“Nuk shohim asgjë kontestuese në koordinimin e rregullt të ministrave tanë për të siguruar efikasitet në zbatimin e zotimeve programore. Këtu mund të ftojmë edhe ministrat e ZNAM-it në koordinimin e radhës, që ta shohin vetë se çfarë po themi. Sa i përket flamurit shqiptar, ne kemi vetëm një mesazh, mos kontestoni përdorimin e simboleve të identitetit shqiptar, ashtu siç nuk dëshironi që të sfidohen simbolet e identitetit maqedonas. Në fund të fundit, angazhimet për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë me shqiptarët nuk guxojnë të vlejnë vetëm gjatë fushatave për zgjedhjet lokale”, thuhet në deklaratën e koalicionit VLEN.

Lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kërcënoi për largim nga shumica qeverisëse nëse ministrat e VLEN-it përdorin flamurin shqiptar në takimet koordinuese, pas takimit koordinues të ministrave nga VLEN ku në zyrën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Ekologjisë Izet Mexhiti, ishin vendosur flamujt e Maqedonisë, Shqipërisë dhe të BE-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përmbarimi i borxheve po vazhdon me të vjetrën, Gjykata Kushtetuese ndryshoi mendjen për zbatimin retroaktiv të ligjit

Story i radhës

Mbrojtja e parkut të Vjosës/ Konferenca me lektorë nga shumë vende europiane për lumin e egër

Të fundit nga

ShkoLartë