VLEN: Lidershipi i BDI-së me numrin më të madh të skandaleve korruptive

Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan sapo konfirmoi ato që ne si opozitë shqiptare kemi thënë në vazhdimësi.

Lidershipi i lartë i BDI-së, me numrin e madh të skandaleve korruptive, punon drejtpërdrejt për Rusinë dhe kundër vlerave fundamentale të demokracive perëndimore si BE-ja dhe SHBA-ja. Partneri ynë më i rëndësishëm strategjik, i theksoi dhe vlerësoi direkt ndryshimet në kodin penal, si instrument për amnistinë e korrupsionit politik.

Organet e drejtësisë janë tërësisht të privatizuara dhe nuk ka epilog ligjor për skandalet kyçe. Niveli i lirisë së shprehjes nuk korrespondon me një vend anëtar të NATO-s, i cili pretendon të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

Niveli i respektimit të të drejtave të njeriut është alarmues ndërsa gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet janë evidente gjithandej.

Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan ia heq mundësinë BDI-së për të manipuluar më tej votuesit se vepron politikisht, ekskluzivisht në përputhje me interesat e partnerit tonë më të rëndësishëm strategjik, SHBA-së.

Prandaj u bëjmë thirrje qytetarëve që nesër masivisht t’i thonë lamtumirë regjimit të BDI-së! Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë “knock down” për Ahmetin, Grubin dhe Osmanin, ndërsa 8 maji “knock out” për politikanët e harxhuar dhe të kriminalizuar të BDI-së, që po mbajnë peng të ardhmen e popullit shqiptar.

Story i mëparshëm

​Lajçak: Janë zvogëluar dallimet për dinarin, pres ide konkrete që të ecim para

Story i radhës

Presidenti iranian: Nuk do të mbetet asgjë nga Izraeli nëse Irani sulmohet sërish

Të fundit nga