vlen kur po dalin dosjet korruptive bdi krijon kriza artificiale dhe kercenime per bojkot te zgjedhjeve 680d0b6c42284

VLEN: Kur po dalin dosjet korruptive, BDI krijon kriza artificiale dhe kërcënime për bojkot të zgjedhjeve

April 26, 2025
min lexim

“Njeriu që prej vitesh lakmon fronin e Ali Ahmetit, sillet sikur ka rënë nga Marsi, e jo sikur ka qenë pjesë e të gjitha qeverive, duke kaluar nga një resor në tjetrin dhe duke lënë pas vetëm skandale. Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë”, thonë nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre, Osmani dhe BDI janë duke lypur pushtetin sikur të ishte frymëmarrja e tyre e fundit politike.

Reagimi i plotë:

Në mungesë të çdo ideje apo vizioni, ata vazhdojnë të gënjejnë votuesit e tyre me premtime boshe dhe thirrje të mjerueshme për zgjedhje të parakohshme – vetëm për një qëllim: për të shpëtuar veten, pasuritë e tyre dhe dosjet që çdo ditë po dalin në dritë.

Qytetarët e dinë fort mirë me kë kanë punë:

Me Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për rent-a-car si bakshishe për miqtë dhe rrethin e tij politik. Me Blerim Bexhetin, mjeshtrin e politikës “hidhja – futja”, që bashkë me Danella Arsovskën shndërruan Shkupin në një xhungël. Me të arratisurin Artan Grubi – që u fut në listën e zezë pasi e shpëtoi Sasho Mijallkovin nga burgu, duke hedhur edhe një tjetër njollë turpi mbi nderin e shqiptarëve.
E mendoni vërtet se shqiptarët do t’ju besojnë përsëri?Ku i latë standardet ISO? A i përfunduat?
A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për ato letra që askush s’ua ktheu? Populli e di: ju dini vetëm të gënjeni dhe të vidheni!

Të gjithë e mbajnë mend Dhomën 161 në Kuvend, ku i ashtuquajturi “Front Evropian” – BDI, u përul deri në fund, ofroi katër ministri dhe postin e kryetarit të Kuvendit vetëm për të hyrë në Qeveri me OBRM-PDUKM-në në vend të VLEN-it.

S’është aspak për t’u habitur që sot, kur BDI-ja nuk ka më as pushtet real, as ndikim, përpiqet të ndezë gjakrat me një retorikë të rreme për “poshtërimin” e shqiptarëve – vetëm sepse gjenden në opozitë.Për ta, pushteti ka qenë gjithmonë burim pasurie dhe privilegjesh, kurrë mjet për të ndërtuar të ardhmen e popullit të vet.

Sot, kur dosjet e korrupsionit po u shpërthejnë njëra pas tjetrës, BDI-ja kërkon një “shteg më të shkurtër” përmes krizave artificiale dhe kërcënimeve për bojkot të zgjedhjeve.

Jo për shqiptarët. Jo për të ardhmen. Por për të mbuluar të kaluarën e tyre kriminale.

Ata nuk e kuptojnë se pa reforma programore dhe kadrovike, nuk do të ndiejnë erën e pushtetit për një kohë shumë të gjatë!

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

vlen nese mendoni se duhet te na perfaqesojne njerez nga lista e zeze amerikane ejani ne zgjedhje 680d0b693ef32
Story i mëparshëm

VLEN: Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë njerëz nga Lista e zezë amerikane, ejani në zgjedhje!

taravari takon dhe falenderon homologun turk miqte e mire shihen ne dite te veshtira 680d0b7458086
Story i radhës

Taravari takon dhe falënderon homologun turk: Miqtë e mirë shihen në ditë të vështira

Të fundit nga

ShkoLartë