IZET MEXHITI DHE ALBIN KURTI

VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

October 7, 2026
1 minut lexim

Kosova dëshmoi se demokracia, dialogu politik dhe respektimi i institucioneve janë rruga për të tejkaluar edhe situatat më të vështira politike. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si Presidente e re i jep fund ngërçit institucional dhe hap rrugën për rikthimin e plotë të funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Presidentes së re i urojmë sukses në detyrën e saj dhe besojmë se përvoja e saj në politikë, arsim dhe shkencë do t’i shërbejë forcimit të institucionit të Presidentit dhe stabilitetit të vendit.

Po ashtu, përshëndesim konsensusin politik për miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale. Ky dakordim politik tregon se përmes dialogut dhe vullnetit për marrëveshje mund të gjenden zgjidhje edhe për çështjet më të ndjeshme.

Tash është koha që institucionet të funksionojnë, politika të fokusohet te qytetarët dhe Kosova të ecë përpara me stabilitet, përgjegjësi dhe demokraci.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zendaya shfaqet me stil ne javen e modes ne paris merr pjese ne sfilaten e louis vuitton 6ac5df0068d96
Lajmi i mëparshëm

Zendaya shfaqet me stil në Javën e Modës në Paris, merr pjesë në sfilatën e Louis Vuitton

hamza beteja per drejtesi ne hage duhet te vazhdoje clirimtaret nuk do te jene vetem 6ac5f972cf9eb
Lajmi i radhës

Hamza: Beteja për drejtësi në Hagë duhet të vazhdojë, çlirimtarët nuk do të jenë vetëm

Të fundit nga

ShkoLartë