BUJAR OSMANI VS VLEN

VLEN: Kontributi i Bujar Osmanit për Çairin është ZERO

August 27, 2025
1 minut lexim

Koalicioni qeverisës VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kandidatit të BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, i cili në para fushatën e tij zgjedhore mburret se ka qenë koordinator kryesor për fondet IPA gjatë viteve 2017–2020 dhe se ka menaxhuar mbi 630 milionë euro. Por e vërteta është e hidhur, nga gjithë kjo shumë marramendëse, asnjë projekt nuk ka përfunduar në Çair apo në komunat shqiptare.

“Osmani mund të krenohet sa të dojë me shifrat dhe titujt, por qytetarët e Çairit nuk kanë parë asnjë investim konkret prej tij. Në kohën kur duhej të sillte projekte për salla sportive, panele diellore në shkolla, apo infrastrukturë moderne, Bujari mendonte vetëm për karrierën e tij personale dhe jo për interesat e shqiptarëve. Rezultati është i qartë, ZERO projekte, ZERO investime, ZERO kontribut për Çairin,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga VLEN vlerësojnë se Bujar Osmani është shembulli më i qartë i politikës së BDI-së e cila për vite të tëra ka shfrytëzuar pushtetin për poste e privilegje personale, ndërsa komunën e Çairit dhe shqiptarët i ka lënë pas dore. Nëse Osmanit nuk i është kujtuar Çairi kur ka menaxhuar qindra milionë euro nga fondet evropiane, qytetarët duhet të kuptojnë mirë se çfarë mund të presin prej tij si kryetar komune, përsëri asgjë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI 4
Lajmi i mëparshëm

ALSAT siguron marrëveshjen 1.8 milionë euro që ka nënshkruar Bujar Osmani me Eurovian

rama dekoroi zjarrfikesit berisha eshte tallje jo nderim duan mjete e jo medalje 68af425de695f
Lajmi i radhës

Rama dekoroi zjarrfikësit, Berisha: Është tallje, jo nderim! Duan mjete e jo medalje

Të fundit nga

ShkoLartë