VLEN kërkon Ligj të ri për mbylljen e 70% të kazinove dhe interpretim autentik të Ligjit aktual

1 minut lexim

Sot, deputetët e VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, parashtruan kërkesë për interpretim autentik të nenin 7, paragrafi (3) të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për të marrë interpretim të saktë nëse vendimi i mëparshëm i Qeverisë dhe udhëheqësisë së Llotarisë shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore.

“Ekipi jonë i juristëve është i bindur që vendimi për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet është plotësisht pa bazë ligjore. Prandaj presim që Qeveria ta mbështesë këtë siguri ligjore duke dhënë mendim të duhur, nga ku Komisioni juridiko-ligjvënës pranë Kuvendit do ta zbërthej në një interpretim autentik që do të mundësojë mbylljen e lojërave të fatit në internet MENJËHERË!”, tha shefi i grupit parlamentar tw VLEN-it, Halil Snopçe./Gazeta LAJM

Story i mëparshëm

“Lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit”, Qeveria miraton masa për mbrojtje nga temperaturat e larta

Story i radhës

Pjesë e Samitit të NATO-s në SHBA, Rama ndan pamje nga darka e shtruar nga Biden në Shtëpinë e Bardhë

Të fundit nga