VLEN-i konteston Ligjin për lojërat e fatit, kërkojnë interpretim autentik të nenit 7 paragrafi 3

min lexim

Deputetët e koalicionit VLEN bashkë me deputetë të tjerë të shumicës parlamentare, kanë kërkuar interpretim autentik për ligjin për lojëra të fatit, gjegjësisht për nenin 7 të këtij ligji. Diskutabile për deputetët e koalicionit VLEN është alinea 3 e nenit 7, e cila sipas tyre, parasheh që Lotaria e Maqedonisë së Veriut mund të themelojë pa kufi shoqëri të reja tregtare, e të njëjtat të mund të organizojnë lojëra të fatit.

Hapi i dytë siç njoftoi Snopçe, është kërkimi i përgjegjësisë penale për përbërjen e kaluar qeveritare për keqpërdorim të detyrave zyrtare dhe autorizim të të gjitha autoriteteve të cilat kanë marrë pjesë në miratimin e, siç thotë, vendimeve të kundërligjshme për organizimin e lojërave të fatit. Më tej deputetët e VLEN paralajmërojnë se do të mbyllin 57% të lojërave të fatit, ndërsa të njëjtat të mund të funksionojnë vetëm nëpër hotelet me pesë yje.

E për lojërat e fatit, reagim pati edhe nga deputeti Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian. Thotë se ASH që në prill të vitit 2022 kishin propozuar në Kuvend propozim ligj për mbyllje totale të lojërave të fatit, por thekson se i njëjti asnjëherë nuk është vënë në rend dite në Komisionin e Financave, që atëkohë është udhëhequr nga deputet i VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe në muajin shkurt të këtij viti, në Kuvend u votua ligji për lojërat e fatit, i propozuar nga Qeveria e kaluar. Megjithatë, përshkak se ligji kaloi me flamur europian, i njëjti nuk u nënshkrua nga presidenti Stevo Pendarovski. Në tentimin e dytë, i njëjtë ligj nuk kaloi përshkak se BDI dhe LSDM kishin ftohur marrdhëniet pasi nuk morën pjesë si koalicion në zgjedhje. Për propozim ligjin i cili nuk kaloi në Kuvend, më së shumti presion bënte BDI. Ata parashihnin që kazinot dhe bastoret të largohen së paku 500m nga objektet shkollore.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Krasniqi: Ligjet për KPM dhe për KPK, vazhdimësi e mentalitetit autoritar të Qeverisë Kurti dhe LVV-së

Story i radhës

Vrasja e emigrantes nga Sierra Leone në Maqedoni, shpallet i pafajshëm polici i akuzuar

Të fundit nga