VLEN: Greqia është partner i rëndësishëm dhe mbështetës i rrugëtimit tonë evropian

February 7, 2025
1 minut lexim

Sot në Athinë, përfaqësuesi i koalicionit VLEN, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka biseduar me Zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Aleksandra Papadopullu.

Theksojmë që, Greqia është partner i rëndësishëm dhe mbështetës i rrugëtimit tonë evropian. Prandaj edhe ndajmë bindjen e njëjtë për prioritetet e përbashkëta, reformat, por edhe për mënyrat se si mund ta përmirësojmë bashkëpunimin bilateral me Greqinë.

Fushat tjera si: Tregtia, energjetika, e infrastruktura, janë fushat ku shohim mundësi të mëdha për bashkëpunim edhe më të ngushtë.

Nga ana tjetër, integrimi evropian mbetet prioriteti ynë kryesor. Ndajmë mendimin se është e nevojshme të mbahet një perspektivë e qartë dhe e parashikueshme për rajonin.

Kujtojmë që, Marrëveshja e Prespës krijoi mundësi të reja. Sot jemi të përkushtuar për implementimin e saj dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Greqinë.

Si VLEN vlerësojmë që iniciativat e tilla janë të rëndësishme në ndërtimin e partneritetit të qëndrueshëm dhe të ardhmen e përbashkët evropiane, me gjitha shtetet fqinjë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Britania i kërkon Apple krijimin e një “backdoor” në iCloud

Story i radhës

“Milano-Cortina 2006”, Shqipëria merr ftesën

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë