vlen gati per levizjen finale neser aleanca cel betejen para takimit te lidereve te henen 67f1b0490a265

VLEN gati për lëvizjen finale: Nesër Aleanca çel betejën para takimit të liderëve të hënën!

April 6, 2025
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, gjatë ditës së nesërme do të mbajë Kuvendin e Partisë, ku anëtarësia do të informohet për rrjedhën e negociatave që grupi i deputetëve të Aleancës ka zhvilluar me partitë tjera të koalicionit VLEN lidhur me modalitetin e daljes në zgjedhjet lokale, shkruan 3-shi.net.

Në këtë takim pritet të diskutohet dhe të përcaktohet qëndrimi i partisë: nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it për zgjedhjet lokale apo do të mbeten në qëndrimin për të dalë me lista të ndara.

Pavarësisht vendimit që do të marrë Aleanca për Shqiptarët, partnerët e tjerë të koalicionit VLEN mbeten të unifikuar në qëllimin e tyre për të dalë bashkë në zgjedhjet lokale dhe për t’i dhënë goditjen e fundit BDI-së, e cila, sipas tyre, tashmë është shndërruar në një kufomë politike.

Ky Kuvend do t’i paraprijë takimit të liderëve të koalicionit VLEN, i cili pritet të mbahet të hënën.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nuk kam qene nje djale i mire rrefimi trondites i laertit heshta per 42 vite u abuzova nga idhulli i tij tinka kurti i jep mesazhin e forte 67f1ac5496ce4
Story i mëparshëm

“Nuk kam qenë një djalë i mirë”/ Rrëfimi tronditës i Laertit: Heshta për 42 vite, u abuzova nga…! Idhulli i tij Tinka Kurti, i jep mesazhin e fortë

lideri i partise zeqirija ibrahimi zhvillon takim me degen e shutkes 67f1b04cd14e2
Story i radhës

Lideri i partisë Zeqirija Ibrahimi zhvillon takim me degën e Shutkës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë