“VLEN” do të ketë shtatë zëvendësministra, Elfete Ismaili në Mbrojtje, ndërsa Flakron Bexheti në Bujqësi

min lexim

Ministri i Shëndetësisë dhe pjesë e koalicionit “Vlen”, Arben Taravari sot ka informuar se koalicioni i tyre në Qeveri do të përfaqësohet nga shtatë zëvendësministra. Ai kumtoi vetëm emrat e dy zëvendësministrave që janë nga Aleanca për Shqiptarët, për të cilët tha se veçmë kanë kaluar në kryesinë qendrore të partisë.

Taravari tha se në Ministrinë e Mbrojtjes, zv.ministre do të jetë Ilfete Ismaili ndërsa në Bujqësi, Flakron Bexheti. “VLEN e di që ka 7 zëvendësministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, Transporti Dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, per Sport, Arsim është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për Mbrojtje do të jetë zonja Ilfete Ismaili dhe zv/ministër për Bujqësi do të jetë Flakron Bexheti”, tha Taravari.

Më herët tre partitë e tjera të koalicionit “VLEN” kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të propozuar për zëvendësministra.

Lëvizja Besa ka propozuar Sedat Sulejmanin për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Alternativa mori postin e zëvendësministrit në Ministrinë e re të Sportit, ku propozuan ish-deputeten Safie Sadiki Shaini, dhe për zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliun.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka dy zëvendësministra, Muamet Ameti për MPB-në dhe Kaltrina Zekolli për Transport dhe Lidhje.

Story i mëparshëm

Taravari: Pesë studentët më të mirë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe në Shtip do të punësohen në klinika

Story i radhës

“Ata që djegin flamurin kombëtar do dënohen…”- Veliaj: As kryeministria e as bashkia nuk janë godina personale, janë monumente kulture!

Të fundit nga