Vlen: Dëshmia e Angellovit e demaskon patriotizmi e rrejshëm të BDI-së dhe LSDM-së

September 26, 2024
1 minut lexim

Shkup, 26 shtator – Si bombë shpërtheu dëshmia e djeshme e Stojançe Angellovit, i cili drejtpërdrejt theksoi se Ali Ahmeti personalisht kishte shprehur gatishmërinë për të pranuar miratimin vetëm të Ligjit për branitellat, derisa ishte në koalicion qeveritar me LSDM-në.

E qartë është se Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) dhe LSDM-ja e delegjitimuar, të cilat dëshpërimisht përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre nga përgjegjësia penale, nuk zgjedhin mjete në manipulimet e tyre.

Gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tyre, qytetarët ishin dëshmitarë të korrupsionit masiv, dhe në vend që ta pranojnë debaklin e tyre dhe të vënë gishtin në kokë, ata përpiqen ta mashtrojnë opinionin me propozimin për “ligjin e branitellave”.

LSDM-ja e deligjitimuar, e cila dikur angazhohej për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, tani përpiqet të fitojë pikë të ulëta politike në kurriz të shqiptarëve. Strategjia e tyre e manipulimit dhe populizmit i çon ata në një pikë parrugëdalje, ku qytetarët, pavarësisht
nacionalitetit të tyre, do ta shkulin përgjithmonë nga harta politike.

Por VLEN ka një mesazh të qartë edhe për BDI-në: kur bëhesh “Ali Ahmeti i Soravisë”, përfundon më “Ali Ahmeti i UÇK-së” Publikisht i bëjmë thirrje “Ali Ahmetit të Soravijës”: A është e vërtetë dëshmia e Stojançe Angellovit se para të gjithë partnerëve të atëhershëm të koalicionit ke pranuar të mbyllësh sytë për të lejuar kalimin e ligjit të branitellave, duke u përpjekur të shpëtosh koalicionin dhe Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit?

Ligji i branitellave është përpjekje e qartë e shokëve të ngushtë që janë në hall të madh, BDI dhe LSDM, për të shpërqendruar vëmendjen nga korrupsioni dhe skandalet që i ndiqnin politikat e tyre. Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë për transparencë, përgjegjësi dhe interesat e vërteta të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm kundër politikave manipuluese, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndalohet punonjësi i IMT-së në Elbasan

Story i radhës

Asambleja e OKB-së, Netanyahu udhëton drejt New York-ut, pritet të flasë për luftën në Gaza dhe sulmet në Liban

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë