VLEN: Blerim Bexheti edhe një herë e demonstron paaftësinë e BDI-së për t’u distancuar nga e kaluara e saj kriminale

December 18, 2024
1 minut lexim

Blerim Bexheti edhe një herë e demonstron paaftësinë e BDI-së për t’u distancuar nga e kaluara e saj kriminale, thuhet në reagimin e VLEN.
“Qasja e Blerim Bexhetit është një dëshmi se BDI mbetet një parti që udhëhiqet nga interesa kriminale.
Në vend që të ofrojë një vizion të ri për opozitën, Bexheti vazhdon me politikat e vjetra dhe të komprometuara.
Blerim Bexheti, si trashëgimtar i politikës “A la Artançe”, përdor të njëjtën retorik që e çoi BDI-në drejt izolimit ndërkombëtar. Në vend që të tregojë përgjegjësi dhe të ofrojë zgjidhje konstruktive, ai luan me aluzione të rrezikshme ndaj grupeve kriminale, çka është e papërgjegjshme dhe e papranueshme.
Nuk duhet harruar historia e tij personale. Bexheti u arrestua gjatë një takimi me qarqe kriminale të lidhura me aktivitete të paligjshme; ai ishte bashkëpunëtor dhe ruajtës i “fletoreve” të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.
Publiku meriton përgjigje për telegramin e tretë tashmë publik të Nikolla Gruevskit, dërguar nga Budapesti, që supozohet të ketë qenë i adresuar dhe të ketë lidhje pikërisht me Blerim Bexhetin.
Pyetja që duhet t’i përgjigjet Blerim Bexheti është: çfarë i detyrohen Gruevskit ai vetë, Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe Talat Xhaferi? Pa një përgjigje për këtë pyetje, të gjithëve na mbetet e qartë dilema për dyshimet serioze mbi marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe rolin e BDI-së në lojërat politike dhe kriminale të errëta të së kaluarës.
Sot, në vend që të shfrytëzojë mundësinë për transformim politik, ai vazhdon me të njëjtat praktika që shkatërruan besueshmërinë e BDI-së.
Për VLEN, qasja e tillë është e dëmshme për skenën politike dhe shoqërinë. Opozita duhet të jetë shembull i transparencës, moralit dhe konstruktivitetit, dhe jo të përsërisë të njëjtat gabime që çuan pushtetin e BDI-së drejt fundit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Partnerët e Nvidia zbulojnë detajet e kartave grafike të ardhshme RTX 50-Series

Story i radhës

Benfica i beson të ardhmen mbrojtësit të Kombëtares

Të fundit nga

ShkoLartë