VLEN: BDI të marrë masa konkrete/ Kërkojnë përjashtimin e Artan Grubit nga anëtarësia e BDI-së

January 9, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN përmes një kumtunikate për media i bënë thirrje BDI-së që të marrë masa konkrete për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës VLEN kërkon nga BDI që të marrë vendim formal për përjashtimin e Artan Grubit nga anëtarësia partiake.

Nëse BDI dëshiron të konfirmojë seriozitetin e angazhimeve të saj për sundimin e ligjit dhe integritetin e përgjithshëm shoqëror, është urgjentisht e nevojshme të tregohet se nuk do të tolerojë aktivitete të dyshimta nga radhët e saj. Përjashtimi i Artan Grubit nga partia është një lëvizje e domosdoshme për të dërguar një mesazh të qartë se partia dhe drejtuesit e saj janë të sinqertë në angazhimin e tyre për respektimin e ligjit dhe një partneritet të fortë me SHBA-të.

Besojmë se me veprime urgjente dhe të vendosur, BDI-ja do të tregojë se fjalët e Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit nuk janë premtime boshe, por se ata vërtet qëndrojnë prapa parimeve të tyre të drejtësisë, ligjshmërisë dhe mbrojtjes së interesave strategjike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet mes tjerash në reagimin e koalicionit VLEN.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shtëpia 20 milionë dollarëshe u përfshi nga zjarri, Ben Affleck strehohet tek ish gruaja e parë

Story i radhës

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Të fundit nga

E verdha i paska shumë hije Adrola Dushit

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Edhe sonte me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë disa fotografi. Ajo shihet e veshur me
sqmken
ShkoLartë