IZET MEXHITI 2 4

VLEN: BDI nuk di të jetojë në opozitë

May 6, 2026
1 minut lexim

Nga VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të BDI-së për Izet Mexhitin. Nga VLEN thonë se “BDI paska filluar përsëri me filmin e vjetër”.

“Populli thotë, ku të dhemb dhëmbi, aty shkon gjuha. BDI-së i dhemb Izet Mexhiti, sepse bashkë me popullin i çoi në opozitë. Le ta mbajnë mend mirë: Izet Mexhiti nuk është produkt zyrash dhe përkëdheljeve të Ali Ahmetit. Ai ka mandat nga shqiptarët, si kryetar komune dhe deputet. Me votë, me terren, me njerëz. Jo si Bujar Osmani, Blerim Bexheti, Fatmir Besimi dhe klika e BDI-së, që politikën e kanë kuptuar vetëm si ngjitje për karrige, tender dhe rehati personale. Dallimi është i madh. Izeti ka qenë në mëhallë me qytetarin, ndërsa ata në zyra ekzekutivi dhe pazare pushteti”.

“Sot karrigexhinjtë më të mëdhenj janë te BDI, aty ku një grusht njerëzish rreth Ali Ahmetit kanë privatizuar partinë, e shtyjnë aktivistin e devotshëm përpara si mish për top, vetëm që vetë të kthehen në pushtet, në kolltuk, në tender dhe në rehati”.

“Bujar Osmani mbi 3.700 ditë ministër, Blerim Bexheti mbi 5.500 ditë në poste dhe ende flasin për “mbrojtje të shqiptarëve”. BDI-ja shqiptarin e ka parë vetëm si numër për votë, ndërsa postet si trashëgimi familjare. Kjo demagogji nuk pi më ujë. Populli i ka lexuar. Ata ende ëndërrojnë kohën e Gruevskit, Budapesti u duket si adresë shpëtimi, derisa Mijallkovin e kujtojnë si partner të artë të sundimit”, thonë nga VLEN.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

situatat ne ferma vip familja e mozes falenderon publikun per mbeshtetje 69faf0e29884d
Lajmi i mëparshëm

Situatat në Ferma VIP, familja e Mozës falënderon publikun për mbështetje

vlen bdi nuk di te jetoje ne opozite 69faf81ad4900
Lajmi i radhës

VLEN: BDI nuk di të jetojë në opozitë

Të fundit nga

VLEN: BDI nuk di të jetojë në opozitë

Nga VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të BDI-së për Izet Mexhitin. Nga VLEN thonë se “BDI paska filluar përsëri me filmin e vjetër”. “Populli thotë, ku të dhemb dhëmbi, aty shkon gjuha.
ShkoLartë