vlen bdi ja genjen dhe tregon se eshte ne panik 67f6da4897d1a

VLEN: BDI-ja gënjen dhe tregon se është në panik

April 9, 2025
1 minut lexim

BDI-ja ka mbledhur të punësuar në ndërmarrjet publike në Shkup, ku ata janë në pushtet së bashku me Danella Arsovskën dhe Levicën, dhe i paraqet si anëtarë të BDI-së.

Drejtorët e BDI-së në disa ndërmarrje publike në Shkup kanë sjellë anëtarë të BDI-së, të punësuar përmes BDI-së dhe sot të shantazhuar nga BDI-ja, që t’i paraqesin si anëtarë të rinj të partisë.
Një shfaqje e mjerë për kryesinë e partisë së listave të zeza. Shantazhojnë anëtarët e vet që Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti të kenë me kë të fotografohen.

U bëjmë apel anëtarëve të ndershëm të BDI-së të mos frikësohen dhe të ruajnë dinjitetin e tyre.
Zgjedhjet lokale do të ndodhin për disa muaj dhe në ato zgjedhje, në Shkup, në Çair, Saraj, por edhe në gjithë Maqedoninë e Veriut, BDI-ja do të pësojë humbje.

Ta themi qartë: kjo shfaqje e sotme është ideuar dhe organizuar nga Blerim Bexheti dhe Bujar Osmani, dhe është realizuar nga drejtorët e Danellës, BDI-së dhe Levicës në qytetin e Shkupit.
Sapo të ndryshojë pushteti lokal, do të ketë pasoja dhe përgjegjësi për drejtorët.

Shfaqja e sotme e gjithë udhëheqësisë së BDI-së është dëshmi se kjo parti nuk di të funksionojë kur është në pushtet.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

digjen pese vetura ne afersi te spitalit psikiatrik ne bardovce 67f6da46f1586
Story i mëparshëm

Digjen pesë vetura në afërsi të Spitalit Psikiatrik në Bardovcë

rregulla me te ashpra per migracionin me pak punetore nga ballkani perendimor cfare permban marreveshja per bashkeqeverisjen ne gjermani 67f6da4a30dbf
Story i radhës

Rregulla më të ashpra për migracionin, më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor! Çfarë përmban marrëveshja për bashkëqeverisjen në Gjermani

Të fundit nga

Arrestohet nga policia 57 vjeçari nga Kamjani

Me datë 28.04.2025 në orën 19.05, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin M.R.(57) nga fshati Kamjan i Tetovës, i cili është raportuar se ka prishur rendin dhe qetësinë publike
ShkoLartë