VLEN: BDI hesht për amendamentin kushtetues / BDI: Jemi të shqetësuar nga reagimet për vetingun ndërkombëtar

1 minut lexim

Nga koalicioni VLEN dhe nga BDI vazhdojnë t’i ofrojnë zgjidhjet e tyre për luftën kundër politikanëve të korruptuar ndërsa nuk japin përkrahje për propozimet e njëra-tjetrës. Nga VLEN insistojnë që BDI të përgjigjet në lidhje me idenë e tyre për amendament kushtetues me të cilin nuk do të vlejë retroaktiviteti i ligjeve në rastet e korrupsionit të lartë.

Nga VLEN paraprakisht theksuan se kërkesa e BDI-së për vetting ndërkombëtar është tërheqja e vëmendjes së opinionit.

Nga BDI pa përgjigje për idenë e VLEN-it por nga partia e Ahmetit thonë se me vetingun eventual askush nuk do të kursehet – oligarkët,  politikanët, gjykatësit dhe prokurorët.

Nga VMRO-DPMNE me koment për idenë e BDI-së.                               

Nga VMRO-DPMNE i hodhën poshtë idetë e VLEN-it dhe BDI-së dhe paralajmëruan se lufta kundër korrupsionit vazhdon me ligjet aktuale. As LSDM nuk ka dhënë mbështetje për këto propozime.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Vuçiç: Protestat kundër minierës së litiumit – pjesë e luftës “hibride” kundër Serbisë

Story i radhës

Zjarri shkrumbon masivin pyjor në fshatin Bardhaj të Rrajcës, digjen edhe dy shtëpi të vjetra

Të fundit nga