VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit!

December 4, 2024
min lexim

I ashtuquajturi Fronti Europian i cili tani po hedh shqelmat e fundit po tenton të mbjell pasiguri te qytetarët. Fakti që u destabilizua Fronti i thirrur në “Europian”, nuk nënkupton se duhet të destabilizohet shteti. Fakti që ata janë bërë pikë e pesë, nuk do të thotë se edhe shoqëria të bëhen si ata.

Në këto momente vendimtare për të ardhmen e shtetit, ftojmë gjithë aktorët politikë që ia dëshirojnë të mirën shtetit, të jenë të unifikuar rreth qëllimeve strategjike, e ato janë vlerat europian dhe integrimi evropian dhe jo veprime tjera retrograde.

Kur BDI flet për inifltrime ruse, rikujtojmë opinionin se kjo parti i kishte dhënë pasaportë biznesmenit pro-rus në listën e zezë Onishçenko. Qesharake është kur BDI flet ndërsa të bëmat e saj e demantojnë. Ishte kjo parti që edhe qiellin e hapi vetëm e vetëm që të sjell në Shkup, ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov.

Tentimet për destabilizim nuk do të kalojnë, harmonia e bashkëjetesa mes qytetarëve do ngadhënjej ku të gjithë do të ndjehen të barabartë. Këtë e kemi dhënë si zotim gjatë fushatës zgjedhore dhe për këtë po angazhohemi çdo ditë me përkushtim.

Sinonim i destabilizimit është Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI). Po ua rifreskojmë kujtesën. Gjitha ngjarjet e kobshme në vend, e sidomos për shqiptarët kanë ndodhur kur BDI kanë qenë pjesë e pushtetit. Rastet “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, janë ngjarje që kanë tensionuar shtetin, por fatmirësisht nuk krijuan ndasi në shoqëri. BDI është sinonim i së keqes dhe për atë shqiptarët u dërguan në vendin që e meritoni, në opozitë.

Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar. E kjo ju pengon eksponentëve të BDI-së, përkatësisht Artan Grubit. Këtij të fund më nuk po i kalojnë përrallat dhe gënjeshtrat që po mundohet t’i imponon në opinionin vendor, andaj ai tani gënjeshtrat e tij po mundohet ti plason në opinionin në Shqipëri se kinse janë arrestuar 17 shqiptarë pas incidenteve që ndodhën, që absolutisht nuk është e vërtetë. Kujtojmë opinionin se janë arrestuar 17 persona që kanë përdhosur flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar shqiptar.

VLEN-i garanton: Ligji është për të gjithë dhe mbi të gjithë! Askush nuk do të jetë mbi ligjin, pavarësisht pozitës apo përkatësisë. Siguria është prioritet! Çdo qytetar, pa dallim, meriton të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur. Drejtësia është në veprim! Çdo krim do të hetohet, çdo autor do të përgjigjet dhe askush nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi.

Koalicioni VLEN është garancë e stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë së Veriut.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të zgjohemi herët në mëngjes pa vështirësi?

Story i radhës

BDI: Filipçe, kopjimi i VMRO-së në shfrytëzimin e albanofobisë përmes narrativës anti-BDI për poena politik nuk është e shëndetshme

Të fundit nga

Hamza Ameti: Bashkë mund ta ndalojmë dhunën!

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale- Shkup, Hamza Ameti, në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës”, ka folur për rëndësinë e luftës kundër dhunës dhe për rolin që secili prej
ShkoLartë