IMG 20260518 WA0017

VLEN: Atë që BDI nuk e zgjidhi për dy dekada, ne po e zgjidhim me veprime konkrete: Provimi i jurisprudencës do jepet në gjuhën shqipe!

May 18, 2026
1 minut lexim

VLEN po dëshmon se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me deklarata boshe e as me improvizime politike, por me punë konkrete institucionale dhe me zgjidhje të plota e të qëndrueshme.

Vetëm një ditë pasi bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, paralajmëruan lajme të mira lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sot ata menjëherë u angazhuan në takim pune me kryeministrin Hristijan Mickoski për të avancuar zgjidhjen konkrete të këtij problemi shumëvjeçar.

Në takim u diskutua për përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, me fokus të qartë që zgjidhja të jetë e plotë, funksionale dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Për dallim nga pushteti i kaluar, i cili për më shumë se dy dekada e mbajti të pazgjidhur këtë çështje dhe e përdori vetëm për propagandë politike, VLEN po vepron me përgjegjësi dhe seriozitet institucional për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në praktikë.

VLEN beson se arsimi, drejtësia dhe barazia gjuhësore janë themel i një shteti modern dhe të drejtë. Prandaj, zgjidhjet nuk do të jenë gjysmake, por të plota, të zbatueshme dhe afatgjata, në interes të studentëve dhe të gjithë qytetarëve.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndalohen burrat dhe fotografite dubai hap plazhin e pare ne bote vetem per gra 6a0af82658416
Lajmi i mëparshëm

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e parë në botë vetëm për gra

skandal ne nje kend lojerash ne karposh gruaja dyshohet se shtyu nje femije 4 vjecar shokun e djalin te tij 6a0b024cc2e44
Lajmi i radhës

Skandal në një kënd lojërash në Karposh: Gruaja dyshohet se shtyu një fëmijë 4-vjeçar, shokun e djalin të tij

Të fundit nga

ShkoLartë