Partia non grata BDI edhe pas gjashtë muajve të humbjes në zgjedhjet parlamentare, ajo assesi të mund të adaptohet me rolin e ri të qenurit në opozitë. Kjo parti ka ra në gjumë të thellë dhe flasin e reagojnë sikurse të përgjumur me shpifje e gënjeshtra të cilat lehtë janë të demantueshme. Pasi e humbën pushtetin tani po reflektojnë se e kanë humbur edhe kontrollin, nuk po dinë çfarë po bëjnë e as për çfarë po reagojnë. Po trillojnë tema, po sajojnë gënjeshtra, e pastaj po u besojnë gënjeshtrave të tyre.
Me gënjeshtra e humbën pushtetin prandaj është absurde si po tentojnë që përmes gënjeshtrave ta mbajnë atë grusht elektorati që u ka ngelur. Kur jemi te gënjeshtrat e tyre, e fundit është kjo lidhur me abetaren e unifikuar se kinse me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe.
Rikujtojmë opinionin mbarë shqiptarë se ky Ligj ka ekzistuar më herët, ndërkaq ajo që është risi e që ka ndodhur për herë të parë në vendin është shpërndarja e Abetares së unifikuar te nxënësit në gjitha shkollat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur? Në kohën kur me vendin po qeverisin koalicioni më i madh shqiptarë, me dinjitet e profesionalizëm, VLEN.
Abetarja e unifikuar është një hap i rëndësishëm për të garantuar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të barabarta për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre bazë, mësimin e gjuhës amtare në formë standarde. Është një mundësi për të krijuar një sistem arsimor më të fortë dhe më të drejtpërdrejtë për të gjithë fëmijët shqiptarë në shkollat shqipe kudo që mësojnë, të mësojnë gjërat e njëjta edhe pse jetojnë në shtete të ndryshme.
Abetarja e unifikuar mund të jetë një hap pozitiv në përmirësimin e cilësisë së mësimit të gjuhës amtare, por sqarojmë që ajo kërkon një implementim të kujdesshëm dhe të drejtë, i cili nuk duhet të ndikohen nga agjenda politike të asnjë partie, përfshirë BDI-në non grata. Arsimimi duhet të mbetet një prioritet nacional, pa asnjë ndikim të drejtpërdrejtë nga politikat e ngushta partiake për interesa klanore.
Prioritet i lartë i koalicionit VLEN mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim. Nuk do të lejojmë që fëmijët të politizohen sikur në kohën e BDI-së non grata. Ata këtë vit shkollor e kanë filluar ndryshe me Abetaren e unifikuar në duar.