ARTAN GRUBI VLEN BLACK BOX

VLEN: A po e blen Artan Grubi lirinë me sekretet e BDI-së!?

August 8, 2026
1 minut lexim

Po bëhen gati gjashtë muaj nga caktimi i arrestit shtëpiak për kutinë e zezë të BDI-së, Artan Grubin, në rastin “Lotaria”, ndërsa nga aktakuza ende s’ka nam e nishan. Më 22 gusht skadon afati maksimal i kësaj mase, kurse Prokuroria vazhdon me hapa breshke.

Mos vallë Artan Grubi e ka hapur gojën, ka kënduar si bilbil dhe për këtë arsye po zvarritet e gjithë çështja?

Ndërkohë, pluhur ka zënë edhe dosja për të cilën Grubi përfundoi në listën e zezë amerikane dhe opinioni me të drejtë pyet se ku ka mbërritur kjo çështje.

Partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e futi Grubin në listën e zezë për korrupsion të nivelit të lartë. Ai dhe gjykatësi Enver Bexheti pranuan ryshfet për ta liruar nga burgu Sasho Mijallkovin.

Artan Grubi nuk është dosido ish-funksionar. Ai është kutia e zezë e BDI-së. E di kush i tërhiqte pejtë, kush i ndante pazaret dhe në cilët xhepa përfundonin paratë e kumarit. Prandaj, Ali Ahmeti ka arsye të flejë me njërin sy hapur e tjetrin te Grubi.

Për t’ia hequr sikletin Ali Ahmetit dhe për t’i dhënë opinionit një pasqyrë të qartë, VLEN kërkon nga Prokuroria të mos luajë kukafshehta me drejtësinë, por të dalë e të tregojë pse ende nuk ka aktakuzë në rastin “Lotaria”, ku kanë ngecur procedurat dhe çfarë ka ndërmarrë pas konstatimeve të autoriteteve amerikane.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndermarrja e rrugeve thote se nuk ka dhene urdher per tabelen e re ne tabanoc pa gjuhen shqipe makedonijapat eshte pergjegjese 6a76e513e926c
Lajmi i mëparshëm

Ndërmarrja e Rrugëve thotë se nuk ka dhënë urdhër për tabelën e re në Tabanoc pa gjuhën shqipe: “Makedonijapat” është përgjegjëse

Të fundit nga

ShkoLartë