Vjosa Osmani u drejtohet qytetarëve serbë: Nuk është çështje dëshire, zgjedhjet duhet të mbahen

1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë dy data për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore. Ajo thotë se zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky vendim nuk mund të ndryshohet. Data 18 dhjetor është më e mundshmja për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat e Veriut, ku janë dorëhequr kryetarët e tyre, që vinin nga Lista Serbe. Presidentja Osmani, pas konsultimit me partitë politike, u është drejtuar në veçanti qytetarëve serbë, duke u thënë se mbajtja e zgjedhjeve atje është e obliguar, pas largimit të kryetarëve dhe kjo nuk është çështje dëshire.

“Dua t’i sigurojë të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues, që ka lindur nga akti i dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire. Assesi nuk është vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër. Janë shqyrtuar të gjitha mundësitë”, tha Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do të guxonit t’i përdornit? Këta janë buzëkuqët më IN për sezonin vjeshtë-dimër

Story i radhës

Procesorët që do ti rikthejnë AMD kurorën e gaming do të jenë me 6 dhe 8 bërthama

Të fundit nga