Vjosa Osmani në Washington, takon Këshilltarin kryesor të Joe Biden dhe disa zyrtarë evropianë

min lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në takimin e liderëve të Konferencës së Mynihut që po mbahet atje, raporton Express.

Osmani në një njoftim në “Facebook” ka publikuar edhe fotografi nga takimet që ka pasur atje, përfshirë këshilltarin për Siguri Kombëtare të Preidentit Joe Biden, Jake Sullivan, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin gjerman Christoph Hesugen, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, ambasadorin Wolfgang Ischinger dhe të tjerë.

Në këto takime Osmani tha se kanë folur për zhvillimet e fundit në Evropë pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë, ndikimin e kësaj luftë në Ballkanin Perëndimor dhe rreth asaj se si të vazhdohet bashkëpunimi me aleatët strategjik.

“Në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut e cila sivjet po mbahet në Ëashington D.C. bashkë me zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think-tanks nga Amerika e Evropa, diskutuam lidhur me zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas invazionit rus në Ukrainë, ndikimin e kësaj lufte në rajonin tonë, si dhe si të vazhdojmë bashkërendimin me aleatët dhe partnerët tanë strategjik”, ka shkruar Osmani.

“Në këtë pritje zyrtare, kisha rastin të takoj Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Ministren për Çështje Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen, Ministrin Federal të Gjermanisë Ëolfgang Schmidt, Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, Senatorin Chris Coons, Kongresisten Veronica Escobar, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut Ambasadorin Christoph Heusgen, Ambasadorin Ëolfgang Ischinger, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë”, ka përfunduar shefja e shtetit./Express/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

40% e investitorëve të bitcoin janë me humbje

Story i radhës

“Rritja e çmimeve, alarmante”- Berisha: Bordet si “shushunja”, qeveria i ka vendosur si mburojë të vetes dhe…

Të fundit nga