Vjosa Osmani i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, kjo është gjendja e Presidentes së Kosovës

min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tëmthit, që ka përfunduar me sukses, njofton zyra saj.

Ndërhyrja ka ndodhur ditën e djehsme, ndërsa gjatë kësaj kohe detyrat e presidentit kanë kaluar te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca.

Njoftimi i Presidencës së Kosovës:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtatë raste aktive me COVID

Story i radhës

Pedagogët nuk tërhiqen nga greva: Duam garanci nga Presidenti!

Të fundit nga