vjosa kercenon serish novoselen banoret te shqetesuar nga permbytjet dhe erozioni 6ae9cf6b0cfd2

Vjosa kërcënon sërish Novoselën/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni

November 3, 2026
1 minut lexim

Lumi Vjosë vijon të përbëjë një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e njësisë administrative Novoselë. Me afrimin e sezonit të reshjeve, frika nga përmbytjet dhe avancimi i erozionit është rikthyer edhe një herë mes tyre. Dalja e lumit nga shtrati në periudha me reshje të dendura ka shkaktuar ndër vite përmbytjen e banesave, dëmtimin e tokave bujqësore dhe marrjen e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës nga rrjedha e Vjosës.

Banorët shprehen të shqetësuar, pasi, sipas tyre, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje, deri më tani nuk janë marrë masa konkrete për ndërtimin e pritave apo vendosjen e strukturave mbrojtëse përgjatë lumit.

Përveç rrezikut që u kanoset banesave gjatë prurjeve të mëdha, shqetësimi kryesor mbetet erozioni, i cili vit pas viti po gërryen tokat bujqësore dhe sipërfaqet e mbjella me pemëtari.

Në prag të sezonit të reshjeve intensive, banorët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë përpara se situata të përkeqësohet, në mënyrë që të mbrohen banesat, tokat bujqësore dhe ekonomia e familjeve që jetojnë përgjatë lumit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vaksinohen kreret e institucioneve kunder gripit sezonal 6ae9cee2caa87
Lajmi i mëparshëm

Vaksinohen krerët e institucioneve kundër gripit sezonal

cikloni i dyte brenda nje jave godet indine mijera banore evakuohen 6ae9cf6e676d4
Lajmi i radhës

Cikloni i dytë brenda një jave godet Indinë, mijëra banorë evakuohen

Të fundit nga

Vaksinohen krerët e institucioneve kundër gripit sezonal

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Me këtë rast, kryetarja e
ShkoLartë