vaksinohen kreret e institucioneve kunder gripit sezonal 6ae9cee2caa87

Vaksinohen krerët e institucioneve kundër gripit sezonal

November 3, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të gripit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Ajo ka vlerësuar se vaksinimi është një masë e thjeshtë dhe e rëndësishme për të zvogëluar rrezikun nga infektimi dhe komplikimet që mund të shkaktojë gripi, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas saj, me ardhjen e temperaturave të ulëta pritet rritje e përhapjes së gripit sezonal, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Në fund, ajo ka falënderuar personelin shëndetësor për angazhimin në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesin ndaj qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hekurudhat kane humbje prej gati 110 milione eurosh dhe dhjetera trena jashte funksionit thone nga eshr 6ae9ce545df75
Lajmi i mëparshëm

Hekurudhat kanë humbje prej gati 110 milionë eurosh dhe dhjetëra trena jashtë funksionit, thonë nga ESHR

vjosa kercenon serish novoselen banoret te shqetesuar nga permbytjet dhe erozioni 6ae9cf6b0cfd2
Lajmi i radhës

Vjosa kërcënon sërish Novoselën/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni

Të fundit nga

ShkoLartë