Roma ka zyrtarizuar sot se ka arritur një marrëveshje me sulmuesin 24-vjeçar norvegjez Ola Solbaken. Kontrata do të hyjë në fuqi nga 2 janarit 2023, kur dhe do të mbyllet marrëveshja që lojtari ka me skuadrën aktuale të Bodo Glimt. Ai do të mbajë fanellën me nr.18.
Solbaken ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën verdhekuq dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho. “Kam punuar shumë për të realizuar këtë ëndërr.
Doja shumë të bëhesha një futbollist i Romës dhe tashmë kjo është realitet”, tha sulmuesi norvegjez.
“Besoj te skuadra, te trajneri Mourinho dhe projekti që ka klubi. Vij këtu për të mësuar, për t’u përmirësuar dhe për të treguar se sa vlej. Tifozët e Romës janë më të mirët që kam parë dhe mezi pres të vesh këtë fanellë”, tha Ola Solbaken, që numëron 20 gola e 24 asist me Bodo Glimt në 91 ndeshje zyrtare.