Vjen lajmi i mirë nga Gjermania për të gjithë ata që duan të shkojnë të punojnë atje

September 21, 2022
1 minut lexim

Autoritetet gjermane vlerësojnë se ka mbi 1,7 milionë vende të hapura pune që nuk i plotësojnë dot.

Shumica e punëtorëve nevojiten në transportin ajror, hoteleri dhe shëndetësi.

Për këtë arsye, qeveria dëshiron ta bëjë importin e burimeve njerëzore nga Ballkani më të lehtë.

Kjo konfirmohet nga një infermiere nga Serbia, që u zhvendos në Gjermani 3 vite më parë.

“Punoj në një klinike të mirë dhe moderne, që vuan nga mungesa e stafit. Ky është problemi kryesor në Gjermani”, thotë Katarina Tešić, infermiere serbe.

Sipas të dhënave të organizatës gjermane GIZ, rreth 250 mijë qytetarë serbë jetojnë në Gjermani.

“Gjithçka nisi në 2013-n, kur politikat gjermane për emigracionin lejoi mërgimin e personave të kualifikuar, jo domosdoshmërisht të shkolluar, por që mund të kryejnë profesione dytësore aty ku ka boshllëqe”, shprehet Milica Ljesevic, nga organizata GIZ.

Kandidatët duhet të plotësojnë 3 nga 4 kriteret e kërkuar: një diplomë ose trajnim profesional të njohur nga Gjermania, tre vjet eksperiencë në fushën e kërkuar, aftësi gjuhësore ose qëndrim i mëparshëm në Gjermani dhe të mos jenë mbi 35 vjeç.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski i hakmeret Andonovit, ia shkarkon djalin nga gjitha pozitat në VMRO

Story i radhës

​Benfika-Ylli përballen në Ligën e Kampionëve, ndiqeni LIVE këtu

Të fundit nga

ShkoLartë