Feronikeli ‘74 sot ka njoftuar se do të largohen nga garat, ndërsa po ashtu kanë njoftuar edhe për një konferencë për media për ditën e enjte.
Këtë vendim të Feronikelit ‘74 e kanë pritur me shqetësim skuadrat kosovare ku pas Ballkanit dhe Llapit ka reaguar edhe FC Suhareka.
“Me keqardhje të thellë kemi marrë lajmin për tërheqjen e FC Feronikeli 74 nga garat e Superligës së Kosovës.
Si ish-kampion i Kosovës dhe klub me histori të pasur , ky vendim përbën një humbje të madhe për futbollin tonë, veçanërisht për komunitetin e Drenasit.
Ne, si klub i ri në këtë ligë, e kuptojmë rëndësinë dhe sfidat e menaxhimit të një klubi futbolli. Shpresojmë që arsyet që kanë çuar në këtë vendim të trajtohen me kujdes, në mënyrë që situata të mos ndikojë negativisht te klubet e tjera dhe te zhvillimi i sportit në vend.
Është thelbësore që të gjithë ne, si komunitet sportiv, të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të siguruar një të ardhme të ndritur për futbollin tonë”, ka reaguar FC Suhareka.
Burimi: botasot.info