Foto ilustruese
Ditën e djeshme në Kosovë është raportuar për një dhunë në familje ku vjehrra ka rrahur nusen e djalit.
Ka qenë vetë nusja, e cila ka denoncuar në polici për dhunën e ushtruan nga vjehrra e saj.
Sipas saj konflikti ka ardhur nga një mosmarrëveshje që kishin pasur më parë.
Vjehrra u arrestua nga policia e Kosovës. Pas marrjes në pyetje në policia vjehrra është lënë e lirë me urdhër të prokurorit.
Njoftimi i policisë
DHUNË NË FAMILJE/Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar./albeu.com