Vjedhje në Çarshi të Shkupit, Dullovi: Nevojitet siguri më e madhe në Çarshi

min lexim

Ky person dyshohet se ka bastisur gjashtë dyqane në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. ku janë vjedhur të mira materiale si stoli, ari apo gjëra tjera të vlefshme. Siç thonë nga Esnafi i Çarshisë bastisjet kanë ndodhur ditën e shtunë dhe të diel, kurse dyshojnë se në këtë krim janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

“Target kanë qenë artaritë, bizhuteritë dhe shitoret për suvenire të ndryshme të cilat shiten në pjesën e Çarshisë. Është bërë një krim i organizuar prej disa personave ku në gjithë Çarshinë ka hapur dyqane të selektuara. Nga kjo rrugë në të cilën jemi tani afër tregut deri te rruga që i themi ne rruga e Deatanit kanë qenë të hapura dyqanet nga një njeri i cili deri tash është i panjohur.”, – theksoi kryetari i Esnafit të Çarshisë, Bujar Dullovi.

Kryetari i Esnafit, Bujar Dullovi, tha se shkak për vjedhjet e këtij lloji është mungesa e sigurimit në Çarshi. Gjithashtu ai potencon faktin se vjedhjet kanë ndodhur pikërisht në momentin kur janë fikur dritat në rrugën e cila njihet si rruga e artarëve, edhe pse sipas tij ndriçimi në Çarshi duhet të funksionojë gjatë gjithë natës. Ankohet edhe për faktin se në Çarshi ka mungesë të kamerave të sigurisë, kurse shteti nuk i lejon as pronarëve të vendosin kamera të sigurisë të cilët xhirojnë rrugën.

“Tash probleme kemi edhe me Drejtorinë për të Dhëna Personale, e cila nuk lejon që kamerat që gjinden në dyqanet tona të sheh nga rruga, përveç se para derës së çdo lokali dhe për atë mund të gjobitemi nëse kamera sheh në rrugë. Tani ne s’kemi kamera sigurie në gjithë Çarshinë dhe kemi probleme me Drejtorinë, e cila e ndal për t’i drejtuar kamerat ne nga rruga dhe për të zbuluar se kush ka bërë vjedhje dhe për ta përcjellë hajnin deri në skaj të punës së tij.”, – u shpreh kryetari i Esnafit të Çarshisë, Bujar Dullovi.

Në ndërkohë nga MPB-ja informojnë se SPB-Shkup tashmë po vepron në lidhje me këtë rast “Në vendngjarje kanë dalë policia e Departamentit të Çështjeve Kriminale. Është siguruar video survejimi nga disa dyqane dhe po punohet për zbardhjen e rastit.”, thonë nga MPB-ja.

Përndryshe ende nuk është vërtetuar vlera e të mirave materiale të vjedhura./TVM2

Story i mëparshëm

Angellov: Zjarri më serioz është në malin Serta

Story i radhës

“Po bëni garë të shfrenuar”, Manja u kthehet deputetëve të PD: As në kohën e Hoxhës nuk sulmoheshin prokurorët! Por keni hall, jeni mësuar me…

Të fundit nga