Vjedhje, dhunë në familje dhe të dehur në timon/ Arrestohen shtatë persona në Tiranë

min lexim

Tiranë, arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin F. Gj., 27 vjeç, banues në Kurbin, si autor i dyshuar për disa vjedhje biçikletash, të kryera në vende të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit të banesës së 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një biçikletë e dyshuar e vjedhur, dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– M. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të futet me forcë në automjetin që drejtonte bashkëshortja e tij, si dhe i ka dëmtuar asaj xhamin e automjetit;

– J. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me përforcues grushti shtetasin V. G., si dhe e ka kanosur atë për të mos kallëzuar në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj kushuririt të tij.

Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës Policie, pas vendosjes së një mase administrative.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin G. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Story i mëparshëm

​Buleshkaj paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

Story i radhës

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kalynove të Ukrainës

Të fundit nga