vizite pune e ministrit mucunski ne mbreterine e suedise 681fd4f4c2d94

Vizitë pune e ministrit Mucunski në Mbretërinë e Suedisë

May 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 maj – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për një vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, me ftesë të ministres suedeze për Punë të Jashtme, Maria Malmer Stenergard.

Në kuadër të vizitës, përveç takimit bilateral me ministren Stenergard, është paraparë që ministri Mucunski të realizojë takime edhe me ministren për çështje evropiane, Jessica Rosenkraz, si dhe me sekretarin shtetëror për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor dhe tregti të jashtme, Håkan Jevrell.

Në Parlamentin suedez – Riksdag, ministri do të takohet me Kerstin Lundgren, nënkryetaren e tretë të Riksdagut. Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare për punë të jashtme dhe çështje evropiane, si dhe anëtarë të Grupit për miqësi dhe bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë qëndrimit, ministri Mucunski do të realizojë takime edhe me përfaqësues të diasporës maqedonase, si dhe do të vizitojë kishën “Shën Naum i Ohrit” në Malmo.

Qëllimi i vizitës është intensifikimi i marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale përmes forcimit të dialogut politik dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në fokus të bisedimeve do të jenë përparimi i marrëdhënieve bilaterale, riafirmimi i mbështetjes suedeze për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe shkëmbimi i mendimeve për çështje kyçe rajonale, evropiane dhe globale.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

kasami i kujton ahmetit milionat nga mazuti mos bej viktimen o ali 681fd4f0e506f
Story i mëparshëm

Kasami i kujton Ahmetit milionat nga mazuti: Mos bëj viktimën, o Ali!

nje historik i shkurter i zgjedhjeve parlamentare ne shqiperi 681fda54939ef
Story i radhës

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë