Sot bartësi i listës së BDI për këshillin komunal të Tetovës i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë vizitoi shoqatën e pensionistëve të Tetovës me ç’rast përpara tyre u prezantuan një pjesë e kandidatëve për këshillin komunal si dhe zotimet programore të BDI-së për Tetovën.
Pensionistët kërkuan më shumë kujdes ndaj kësaj kategorie shoqërore, më shumë hapësira të gjelbëra, qytet të pastër, si dhe ndihmë juridike, shëndetësore dhe ekonomike më të madhe për ta.
Bartësi i listës së BDI PLR Tetovën Faton Ahmeti nëtarë siguroi pensionistët se përfaqësues të shoqatës së tyre do të jenë anëtarë të jashtëm të komisionit për mbrojtje sociale në kuadër të këshillit komunal në të ardhmen, duke siguruar më shumë inkluzion në vendimmarrjen lokale.
Një nga temat e diskutimit ishte rregullimi i rrugës për ne Kalanë e Tetovës si dhe vendosja e pajisjeve urbane që mund të përdoren për rekreim nga ana e pensionistëve.