​Vizita në Nju Jork, Kurti takon shefin e diplomacisë së Luksemburgut

September 26, 2024
1 minut lexim

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në këtë takim u diskutua rreth raporteve dhe marrëveshjeve bilaterale që Kosova dhe Luksemburgu kanë në fusha të ndryshme, si dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Kryeministri Kurti theksoi përparimin ekonomik e demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe potencialin që ka vendi ynë në fushën e informacionit dhe shërbimeve digjitale, dhe hapat e ndërmarrë në drejtim të tranzicionit energjetik, energjisë së ripërtërirë dhe efiçiencës energjetike.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Luksemburgut për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe rolin aktiv në fuqizimin e shoqërisë, nismat mjedisore, asistencën teknike, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes Agjencisë Zhvillimore LuxDev.

Ndryshe, Luksemburgu është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në vazhdimësi ka ndihmuar në fushën e ekonomisë, edukimit, shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tayna: Kam menduar të heq dorë shumë herë, por e dua muzikën

Story i radhës

Gjykata Kushtetuese: Për ligjin për gjuhët do të debatojnë të gjithë gjykatësit

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë