Vizita e Vulinit në Rusi, Venhari: Mund të kemi destabilizim në veri të Kosovës

Gynen Venhari, drejtues i organizatës GeoPost, sonte në “Info Magazinë” në Klan Kosova foli për vizitën e kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi.

Duke folur për këtë vizitë, ai tha se mund të ketë destabilizim në veri të Kosovës.

“Çdoherë politikanët serbë e kanë gjetur adresën e tyre të parën dhe të fundit Moskën, dhe unë e shoh një exit-strategji e tij, që nëse bie nga pushteti ai kërkon garanci të forta nga Putini që të emigrojë atje dhe kjo do t’i sjellë normal telashe edhe Kosovës edhe gjithë rajonit”.

“Vulini dhe Patrushevi shihen në koordinime të vazhdueshme, unë pikat më të dobëta i shoh Bosnjën dhe Hercegovinën ku edhe Dodiku ka shkuar atje dhe është ankuar tek Putini direkt për perëndimin si dhe mund të kemi normal edhe destabilizimin normal edhe në veri të Kosovës, ku si pikë mjaftë kritike edhe vet Lista Serbe para disa ditëve e thanë që pas qershorit do t’i ashpërsojnë masat e tyre, a kanë pasur ndonjë informatë nga Vulini dhe nga rusët për këtë mesazh, nuk e di, por mbetet të shihet në ditët në vazhdim me analizat të cilat do t’i bëjmë”, u shpreh ai.

Story i mëparshëm

A do të rritet çmimi i energjisë elektrike? Ish-zv/ministri i Financave: Dy arsyet pse kosto në Shqipëri nuk mund të ndryshojë

Story i radhës

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron të gjithë 36 dronët rusë Shahed brenda natës

Të fundit nga