Vizita e Vulinit në Moskë, reagon Hill: Askush mos ta legjitimojë bashkëpunimin me Kremlinin

May 26, 2023
1 minut lexim

Pas raportimit se ministri i brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, ka reaguar amabsada e ShBA-së në Beograd.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk mundet ta legjitimojë agresionin rus në Ukrainë.

“Askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus, duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur gjithçka është në rregull”, ka thënë Hill.

“Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale. Ai mund, dhe duhet t’i japë fund menjëherë, dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin që po shkakton lufta e tij”, ka thënë mes tjerash Hill.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kida me poza interesante

Story i radhës

Arta Bajrami paralajmëron këngën e re “S’jam aktore”

Të fundit nga

Dita kur u krijua CNN

Cable News Network (CNN), rrjeti i parë televiziv në botë i dedikuar lajmeve 24-orëshe, filloi transmetimin më 1 qershor 1980. Ai u themelua nga magnatët e medias amerikane Ted Turner dhe Reese
sqmken
ShkoLartë