Vizita e Presidentit Biden rrit shpresat për marrëdhënie diplomatike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite

July 12, 2022
min lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbërrin në Izrael të mërkurën, vizita e tij e parë në Lindjen e Mesme, që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë. Avioni presidencial “Air Force One” do të fluturojë direkt nga Izraeli në Arabinë Saudite, ngjarje e cilësuar si “simbolike” nga udhëheqësi amerikan. Izraeli shpreson që vizita e Presidentit Biden përfundimisht do të hapë rrugën për marrëdhënie të plota diplomatike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Izraeli do të dëshironte të dëgjonte shpalljen nga Presidenti Joe Biden të vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme.

“Nga Jeruzalemi, avioni i Presidentit Joe Biden do të fluturojë direkt për në Arabinë Saudite dhe do të përcjellë mesazhin tonë për paqe dhe shpresë. Izraeli u shtrin dorën të gjitha vendeve të rajonit me thirrjen për të ndërtuar lidhje dhe marrëdhënie me ne”, tha Kryeministri i Izraelit Yair Lapid.

Analistët izraelitë thonë se, ndërsa marrëdhëniet diplomatike nuk ka gjasa të vendosen tani, Princi Saudit i Kurorës Mohammed Bin Salman po ecën gradualisht në atë drejtim, së bashku me reformat e tjera, thotë për Zërin e Amerikës profesori Jonathan Rynhold, specialist për marrëdhëniet izraelito-amerikane në Universitetin Bar Ilan në Tel Aviv.

“Ai e di se Arabia Saudite nuk do të jetë më në gjendje t’i sigurojë gjithë të ardhurat nga rezervat e naftës. Kjo po afron, ndaj ata duhet të modernizohen. Izraeli është vendi më i suksesshëm në rajon për ta bërë këtë dhe njëkohësisht një partner i natyrshëm ekonomik dhe strategjik. Izraeli është i vetmi vend në rajon që ka provuar se është në gjendje të përmbajë Iranin dhe Sirinë. Sauditët e respektojnë këtë”.

Presidenti Biden pritet të njoftojë krijimin e një grupi të mbrojtjes rajonale, ku përfshihen Izraeli dhe Arabia Saudite, bazuar në takimet e fundit mes Izraelit dhe partnerëve të tij arabë.

Palestinezët nuk do të ftohen për t’u bërë pjesë e aleancave rajonale, të cilat i kanë kritikuar ashpër.

Edhe pse Presidenti Biden do të takohet me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas, gjatë turneut në Lindjen e Mesme, udhëheqësit palestinezë janë të irrituar që vizita e presidentit amerikan është më shumë e përqendruar tek thellimi i aleancave rajonale me Izraelin, sesa në trajtimin e konfliktit izraelito-palestinez

“Takimet e normalizimit arab, pa i dhënë fund pushtimit, nuk janë gjë tjetër veçse një iluzion, një mirazh dhe një shpërblim falas për Izraelin”, thotë kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh.

Gjatë ndalesës në Arabinë Saudite, Presidenti Biden do të përpiqet të riparojë marrëdhëniet e dëmtuara nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018. Pritet që zoti Biden të parashtrojë nevojën e rritjes së prodhimit të naftës nga vendet e OPEC-ut, për të zëvendësuar importet ruse.

“Nëse perceptohet si një vizitë që po u jep urdhër sauditëve për rritjen e prodhimit të naftës, mendoj se nuk do të ketë sukses, sepse ka shumë gjëra të tjera për të biseduar para kësaj. Gjëja kryesore duhet të jetë përqendrimi tek siguria kombëtare e sauditëve, për sa i përket kërcënimit iranian”, thotë për Zërin e Amerikës gazetarja Najat Alsaeed.

Kur bëhet fjalë për kërcënimin iranian, Izraeli dhe Arabia Saudite ndajnë shumë gjëra të përbashkëta. Analistët pajtohen se një shtytje diplomatike amerikane mund të ndihmojë në zgjerimin e lidhjeve të reja në rajon./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moderatorja e njohur “tërbon” fansat me pozat e fundit

Story i radhës

Ka ardhur koha të ikë klasa e kontaminuar politike!

Të fundit nga

Vuçiq ankohet pasi BE refuzoi…

Presidenti i Serbisë është viktimizuar pas njoftimit se BE ka refuzuar hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin. Gjatë një paraqitje të tij në RTS, Vuçiq ka përmendur zotin dhe

Një seri e re e Gran Turismo

Krijuesi i videolojërave Polyphony Digital po prezanton një përsëritje të re të “The Real Driving Simulator” të quajtur My First Grand Turismo, i projektuar për të gjitha llojet e lojtarëve “pa kufij

Barcelona siguron futbollistin gjerman

Qendërmbrojtësi i Bajer Leverkusenit, Xhonatan Tah do të jetë pjesë e Barcelonës në merkaton e verës. Ky lajm është raportuar nga mediat e huaja. Duket se palët kanë arritur marrëveshjen dhe gjermani
ShkoLartë